Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestimi dhe rrahja e Sandulloviqit, reagon deputetja e LVV-së: Serbia, shtet satelit rus që tenton të mashtrojë perëndimin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se është sfidë e madhe dhe fat i keq për Kosovën, që ka fqinj shtetin e Serbisë.

Këtë deklarim ajo e ka bërë pasi BIA serbe ka arrestuar dhe torturuar liderin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, pas publikimit të pamjeve ku i njëjti shihet duke bërë homazhe në Prekaz dhe duke kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Arrestimi, tortura dhe helmimi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj. Teknika e përdorimit të shërbimeve sekrete për shkatërrimin e oponencës politike, është karakteristikë vetëm e vendeve që luftojnë fuqishëm vlerat e demokracisë, pra vlerat perëndimore”, ka shkruar Statovci në Facebook.

“Fatkeqësisht, tashmë mund të shihet edhe më qartë se Kosova ka në kufi një shtet satelit rus, që tenton të mashtrojë perëndimin, por minon çdo vlerë të përbashkët me Perëndimin”, ka shtuar ajo.