Gazetarja Klotilda Harka thotë se arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur pasi duke nisur që nga viti 2017, këngëtarja i ka bërë reklamim në një farë mënyrë lëndëve narkotike.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Harka shton se Enca ka reklamuar hashashin teksa ka publikuar pamje të miqve të saj duke tymosur lëndë narkotike.
Klotilda Harka: Arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur sepse duke nisur që nga viti 2017, Enca i ka bërë një lloj reklamimi hashashit në mënyrën e vet duke e ndërthurur me projektet e saj sepse ajo ka realizuar dhe një klip dhe ka ftuar miq të njohur ku shihen duke tymosur hashash.
Rudina Magjistrari: Ndërkohë nuk shohim të merret asnjë masë. Promovohet lirshëm dhe fare hapur.
Glidona Daci: Për përdorim personal, nëse kapesh vetëm me një cigare hashash, e cila nuk e kalon 33 gramë, nuk mund të ndalohesh, pra se është përdorimi personal që nuk e ndalon.
Avokati Kujtim Cakrani: Kodi jonë Penal e ka specifikisht të qartë se kur kapesh me mbjelljen të disa lëndëve kanabis apo çdolloj droge tjetër, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”. Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”.
Kujtojmë se këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj./tvklan.al