Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, ka sqaruar me detaje se si u ndryshua destinacioni i pronës në Gjilekë për llogari të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi. Lala tha se ai e bleu pronën me çmim qesharak dhe se kryebashkiaku tanimë i arrestuar, Jorgo Goro nuk kreu asnjë verifikim.
“Arrestimi ishte i pritshëm. Gjithë zanafilla nisi nga një kallëzim nga burgu të Fredi Belerit ku akuzonte për tjetërsimin e pronës prej mbi 5 mijë metrash katror. Ai kallëzonte Jorgo Goron, Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën për disa vepra penale. Veprimet ishin haptazi të paligjshme. Arrestimi i Goros ishte i pritshëm por për mua është një hetim gjysmak nëse ngelet vetëm tek z.Goro.
Nuk besoj që Goro e ka kryer këtë shpërdorim detyre për shkak të paaftësisë, por ka qenë i qartë për veprimet që do të kryente. Skandali i parë është ky. Mihallaq Bonjaku në 2021 i është drejtuar Prokurorisë së Vlorës me kallëzim penal që prona mbi të cilën po investohej investimi strategjik nga Artan Gaçi i kishte zaptuar pronën.
Prokuroria e Vlorës e mbajti këtë dosje pa kryer asnjë verifikim. Beleri ka dërguar dokumente të fotokopjuara për të gjitha dokumentet dhe në këtë moment, Prokuroria e Vlorës e paketon këtë dosje menjëherë dhe ia dërgon SPAK. Foto Mhilli ka ndërruar jetë në 2015 dhe djali i tij ka nisur procedurën. Foto Mhilli dispononte pronë në një vend tjetër por jo në fshatin Gjilekë. Kryetari i Bashkisë i drejtohet Këshillit të Qarkut që prona X ka kufitar personat Y, etj. Bashkia bën verifikimet në terren. Jorgo Goro e ka marrë këtë pronë dhe ka dorëzuar dokumente dhe kjo pronë është regjistruar. Një vit përpara se të regjistrohej prona, Stavri Mhilli dhe Artan Gaçi kishin bërë marrëveshje për një çmim qesharak prej 21 eurosh.
Kjo prona pas disa kohësh do shkonte në favor të biznesmenit Gaçi. Mhilli shkon në Kadastër dhe bën aplikimin dhe e merr pesë ditë më vonë përgjigjen kur duhen muaj apo vite dhe në momentin që e ka marrë dhe ia ka shitur z.Gaçi ia ka shitur prej 12.6 milion lekë një pronë që atje kushton shumëfish më tepër. Të gjitha këto veprime, fjetja e Prokurorisë së Vlorës, etj. Mjaftonte të bënte një verifikim pasi nuk ka një protokoll. Edhe sipërfaqja tjetër është zhvendosur.
Prona ekziston por në një vend tjetër. Po të shkosh në vendin e ngjarjes, investimi është në kodër dhe pjesa afër plazhit është marrë nga kunata amerikane e zonjës Xhaçka. Plani është përgatitur për një kohë shumë të gjatë dhe rasti i dytë është mbivendosur toka dhe është tjetërsuar. Kur unë kam bërë emisionin, ajo që më shqetësoi është se shumë media heshtën. Sot që flasim, mandati i zonjës Xhaçka është peng në zyrën e kryetarit të Kuvendit, zonja Nikolla. Nuk di ndonjë rast në një vend demokratik që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo midis të tjerash.