Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestimi i Milenkoviqit, Vuçiq e quan “krim dhe provokim” të Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar rreth arrestimit të organizatorit të sulmeve ndaj KFOR-it, Milun Milenkoviq.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, thuhet se arrestimin e tij, Vuçiq e ka quajtur “provokim dhe krim”, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Presidencës, Vuçiq tha kështu gjatë një bisede në telefon që pati me tre senatorët amerikanë: Chris Murphy, Jean Sahin dhe Pete Ricketts, transmeton klankosova.tv.

”Vuçiq u tha senatorëve amerikanë qartë dhe pa mëdyshje se arrestimi i sotëm i Milun Milenkoviqit është provokim dhe krim i kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, me të cilin po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës”.

Më tej, thuhet se temë e vetme diskutimi mes tyre, ishte cështja e Kosovës./teve1.info/.