Lidhur me lajmin e arrestimit të Milan Radoiçiç, kryedemokrati Sali Berisha shprehet se është një hap, por thekson se duhet që ai të hetohet në Kosovë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.
Kreu i PD-së, Berisha, beson se pas arrestimit të Radoiçiç fshihet presioni që ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Sali Berisha: Rajdoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presioni i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që ia dërgoi në Banjskë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti “rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurti ndaj komunitetit serb”.
Ky arrestim është një hap, por ai duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ai ka kryer aktin terrorist.
Deklaratën për mediat, kryedemokrati Berisha e dha pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të Partisë Demokratike, për të cilën tha se ka shkuar shumë mirë dhe kanë rënë dakord për shumë çështje me interes për kombin.
“Me Ramën në ujdi për të gjitha”, u shpreh Berisha.