Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestimi i “Rusit”, reagon Pozhari: Shteti bëhet me veprime, jo me pallavra

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it.

Gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar në Facebook për arrestimin e ‘Rusit’, si i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it.

“Edhe një i arrestuar nga Policia e Kosovës shkaku që ka sulmuar KFOR-in në Mitrovicën e Veriut. Pseudonimin e paska pas “Rusi””, ka shkruar Pozhari.

Tutje, ai ka thënë se, ‘shteti bëhet me veprime, jo me pallavra’.