Sot në orët e mëngjesit është arrestuar ish pjesëtari i UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.
Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Avokati i Sabit Jonuzit, Kushtrim Bytyqi e ka konfirmuar arrestimin e tij.
Bytyqi bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës së djeshit Jonuzi është intervistuar në selin e EULEX-it.
“Po është arrestu sot në mëngjes. Ai dje është intervistuar në seli të EULEX-it në Fushë Kosovë. Më gjasë tani besoj ka mbërri në Hagë, sepse njoftimin e ka pas se ka me u nis mëngjes. Sabiti në fillim të muajit maj është bastis, iu ka sekuestru telefoni”, ka thënë avokati i tij Kushtrim Bytyqi./IndeksOnline