Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it vitin e kaluar, Policia e Kosovës jep detaje

 
   

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë arrestim.

I njëjti ishte në listën e personave që kërkoheshin për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, afër objektit të komunës.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Zveçan, 29.05.2023, NN. Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.