1
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në orët e para të mëngjesit dy burra kanë sulmuar një grua në rrugën `Kadri Zeka` në Prishtinë.
Policia thekson se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofoton policia.