Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit një javë më parë në rrugën “Xhorxh Bush”, në bashkëveprim me një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende, duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur telefonin mobil.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me ngjarjen ende po vazhdojnë.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapë rast për grabitje, lëndim i rëndë trupor dhe vjedhje e rëndë.