Dy shqiptarë janë arrestuar në Zvicër të premten.
Ata janë kapur duke punuar “pa letra”.
Ngjarja ndodhi në Schlattingen, derisa po punonin në një kantier ndërtimi.
Sipas njoftimit të policisë së kantonit të Thurgaut, inspektorët e punës nga Zyra për Çështje Ekonomike kanë kryer në mëngjesin e së premtes një inspektim.
Dy shqiptarët janë të moshës 24 dhe 29 vjeçare.
Siç shkruan gazeta Blick.ch ata ndodheshin ilegalisht në Zvicër.
Sipas gazetës ata dhe punëdhënësi i tyre do të raportohen në zyrën e prokurorit publik.