Pesë persona janë arrestuar me arsyetimin se kanë vjedhur dru në një pyll në Bërnicë të Prishtinës.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh të publikuar para pak çastesh.
Ajo që bie në sy është fakti se prej pesë të dyshuarve, dy janë të mitur.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se disa persona janë duke i prerë dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dall njësit policore ku kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy nga te dyshuarit të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.