1
Një 23-vjeçar është therë me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, raporton Sinjali.
I lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ku tha se therja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Tashmë Policia e ka konfirmuar për Sinjalin se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për therjen me thikë të 23 vjeçarit në Ferizaj.
Të dyshuarit, pas arrestimit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë ndaluar për 48 orë.