Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen tre zyrtarë të Federatës së Karatesë, dyshohet se keqpërdorën mbi 87 mijë euro

 
   

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës(FKK), të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke i shkaktuar dëm buxhetor në vlerë rreth 87 mijë e 463 euro.

Arrestimi i dy prej tyre ka ndodhur të enjten pas intervistimit me vendim të prokurorit ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë pranuar informatën që dyshohet se tre të dyshuar, zyrtarë në Federatën e Karatesë së Kosovës kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke shkaktuar dëm në buxhetin e Ministrisë në vlerë rreth 87.463 €.

Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuari tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.