Një konflikt i çastit ishte shkak që një taksist në Prishtinë mbrëmë të therej me thikë.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:10, pranë një diskoteke në kryeqytet.
I dyshuari ka goditur tri herë me thikë viktimën, me pretendimin se ky i fundit i ka marrë klientët.
Burime të Indeksonline më herët pohuan se i dyshuari është identifikuar nga ana e policisë, teksa i njëjti pak më parë është shoqëruar në stacion policor pikërisht nga organet e rendit.
Bëhet fjalë për Ardian Ruhanin, si i dyshuar për incidentin e mbrëmshëm.
Indeksonline ju sjell pamje nga rasti që ndodhi mbrëmë.