Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

Rasti po hetohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Zjarrvënie në tentativë”.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / ZJARRVËNIE NË TENTATIVË- Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq dje Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar duke thyer dritaren e shkolles, kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia ënë flakën objektit.

Mirëpo pasi janë vërejtur nga personeli i shkollës, ata janë larguar.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip Rela, Prishtinë 03.05.2024 – 18:05. Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”