Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se publikoi në rrjete sociale fotografi intime të një vajze.
Rasti u raportua të enjten në stacionin policor Veriu në Prishtinë.
“Më datë 05.10.2023, në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj”.
“Me datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit. K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e PK-së.