
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK.
Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.
“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.