Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet kosovari që vrau me thikë gruan shtatzënë në Itali, detaje tronditëse nga rasti

Është arrestuar Bujar Fandaj , 41-vjeçari kosovar i akuzuar për vrasjen e Vanessa Ballan në Treviso të Italisë. Pas arrestimit, suharekasi nuk ka pranuar të flas para policisë.

Fandaj kishte pasur më parë një lidhje me Vanessan për një vit, më pas u ndanë. Ajo e kishte denoncuar kosovarin në tetorin e vitit të kaluar për përndjekje të vazhdueshme.

Pas vrasjes, Fandaj kishte publikuar një foto në Instagram duke u shtirur kinse ndodhet në pikën kufitare në Slloveni.

Në orët e vona të pasdites së djeshme, Fandaj ka thyer një dritare dhe ka hyrë në shtëpinë mes tarracës në via Fornasette , ku jetonte viktima.

Fillimisht e rrahu dhe më pas e goditi 7 herë me thikë.

Pas një arratisjeje që zgjati disa orë, ai u arrestua natën midis 19 dhe 20 dhjetorit.