
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka bërë të ditur se Policia e Serbisë ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, sipas tij një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
Vela ka shkruar në Twitter se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiqit. Sipas tij, Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!
Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, ka shkruar Vela.