Një kosovar 62-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi shteti shqiptar e kishte shpallur në kërkim.
F.I., dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “kanosje” dhe “ngacmim seksual”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’”, thuhet në njoftimin e Policisë në Shqipëri.
Shtetasi F. I., dyshohet se ka kanosur një shtetase shqiptare për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
“Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë. Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftim./teve1.info/
Tags: Arrestimengacmim seksualPolicia në Shqipëri