Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni të Veriut

Ljupço Palevski – Pallqo është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Panqe Zhezovskit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorqevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit./alsatm/