3
Policia në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.
Atij i është sekuestruar një thikë dhe prova tjera që ndërlidhen me rastin.
“Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.”
Personi i dyshuar është B.T. 23 vjeç dhe i njëjti me vendimi të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
PrishtineArrestohet një 23 vjeçar