
Një burrë i moshës 51-vjeçare është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 23-vjeçar, pa dëshirën e këtij të fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./abcnews.al