
Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte duke u kërkuar për posedim të narkotikëve.
I arrestuari është G.H., i moshës 53-vjeçar, i dënuar me burgim prej dy vjetësh.
“Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej dy (2 ) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë