
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi që kishte ngacmuar seksualisht një femër. Rastin në polici e kishte raportuar viktima, e cila ka thënë se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari.
“Më 13.06.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/