Është arrestuar një person në Koliq të Prishtinës, nën dyshimin për veprat “Dhunë në familje” dhe “Armëbajtje pa leje”.
“Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe 27 fishekë”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.