
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përdorim dhe shpërndarje të substancave narkotike.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, teksa i dyshuari akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.