Në orët e para të ditës së sotme, në rrugët në Mitrovicën Veriore është kapur në flagrancë një person teksa vendoste stikersa në lokacione të ndryshme. Fotoja e një terroristi të vrarë në Banjskë ishte në shumicën prej stikersave.
Sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është një person i moshës së mitur, i cili po dyshohet për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit.
Siç ka mësuar media, në stikersat që po shpërndante i mituri ishte e vendosur fotoja e Stefan Nedeljkoviq, terroristi i vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Të dyshuarit që u kap mat nga Policia i janë gjetur mbi 80 stikersa me foton e Nedeljkoviq – që janë sekuestruar si prova materiale.
I njëjti është shoqëruar më pas në stacion policor për intervistim, ku janë kryer edhe procedurat e tjera.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.