Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një person në Zveçan për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ndodhej në kërkim për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës së Zveçanit.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton Paparaci.

“Zveçan, 29.05.2023, NN. Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.