Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt.
Media ka mësuar se personi i arrestuar dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”.
Burimet e medias kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.
Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.