Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi Aliun e Mitrovicës

30 vjeçari Ali Neziri, u sulmua më 12 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Rasti i tij zgjoi reagime të mëdha në opinion.

E pas një javë, policia arriti ta kap një person, i cili dyshohet rreth këtij rasti. Kështu tha Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3
MËSO MË SHUMË
Ai bëri të ditur se personi i cili u prangos është M.I, 47-vjeçar.

“Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’. Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti.