Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një serb, reagon zyra e Petkoviqit

Një qytetar nga Leposaviqi, i komunitetit serb, është arrestuar sot në pikëkalimin në Jarinjë.

Policia ka konfirmuar se ai është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, raporton mediumi Kossev, megjithatë , e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën”, që operon brenda Qeverisë së Serbisë pretendon se ai është arrestuar “pa bazë ose pa arsye”.

Zyra që drejtohet nga Petar Petkoviq pretendon se qytetari i njëjtë ka kaluar nëpër pikën kufitare para disa ditëve pa pengesë, ndërsa sot është arrestuar.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi ndodhi sot në mesditë, për lidhjet me narkotikë.

“Ky person është ftuar nga Zyra e Prokurorit për intervistim në lidhje me narkotikë (marihuanë) që është gjetur në posedim të tij në vitin 2018. Ai nuk i është përgjigjur ftesës, kështu që Prokurori ka kërkuar nga gjykatat të lëshojë urdhër për arrestimin e tij”, ka thënë Elshani.

Ai ka shtuar se i dyshuari tani po intervistohet dhe Prokurori do të vendosë nëse do ta lëshojë ose do ta ndalojë.