45 kg kokainë e pastër, 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe 146 fishekë janë sekuestruar prej departamentit të anti drogës greke në një banesë në Koropi të Athinës.
Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej prej një 45 vjeçari shqiptar. Ai u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative.
Policia thotë se po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të të arrestuarit, raporton Top Channel.