Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet Nuredin Gashi, kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Është arrestuar Nuredin Gashi, rapsodi nga Skenderaj, i dyshuar për kanosje me vrasje të kryeministrit Albin Kurti.

Gashi është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Ai dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë.”

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë.

Ai dje e përkrahi deklaratën e kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ku u përmend vrasja e kryeministrit Albin Kurti.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Gashi ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa e ka quajtur tradhtar Kurtin.

“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, ka deklaruar ai