Shoferi i cili dyshohet se shkaktoi dje aksidentin fatal në hyrje të Fushë Kosovës, ku mbeti i vdekur këmbësori Fatmir Ajeti, është arrestuar, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori, i cili ishte i burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës por që i lejohej të punonte gjatë ditës.
“Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e së martës në Fushë Kosovë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.