Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht është pajisur me kontejnerë të rinj.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj.
Përmes një postimi në Facebook, Zogaj ka komunikuar që ka arritur vetëm pjesa e parë e kontejnerëve të porositur, teksa në javët në vijim do të vijnë pjesa e mbetur e tyre.
Ai ka postuar edhe fotografi të kontejnerëve të rinj që do të vendosen në pjesë të ndryshme të qytetit.
“Sot kemi pranuar pjesën e parë të kontejnerëve të porositur, kurse gjatë javëve të ardhshme do të pranojmë 1400 kontejnerë në total. Ky është hapi i parë në përmirësimin e gjendjes aktuale” ka shkruar Zogaj.