Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrin në 820 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok

Të paktën 820 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ka ndodhur mbrëmë në Marok, raporton BBC.

Shifrat e Ministrisë së Brendshme të Marokut tregojnë se të paktën 672 persona u plagosën nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët ishin në gjendje të rëndë.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit në mbarë Marokun që të mos kthehen në shtëpitë e tyre pas tërmetit, kështu që shumica e njerëzve e kaluan natën jashtë.

Spitalet në Marrakesh kanë parë një fluks njerëzish të lënduar dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të dhurojnë gjak. Forcat e armatosura, autoritetet lokale, shërbimet e sigurisë dhe mbrojtja civile në të gjitha rajonet e prekura vazhdojnë të mobilizojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mjetet dhe aftësitë për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të vlerësuar dëmet.

Banorët strehohen në një shesh të hapur, pas një tërmeti të fuqishëm në Marakesh, Marok, më 9 shtator 2023.

Tags: