Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Arsimi në Kosovë në pikë kritike, sfidë arsimi i personave me aftësi të kufizuara

 
   

Arsimi në Kosovë ndodhet në pikë kritike dhe sfidë për institucionet e Kosovës vazhdon të mbetet arsimimi i personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa, vetë kjo kategori e shoqërisë po vlerëson se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

Këto komente u bënë në konferencën e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF me temën “Arsimi në rënie të lirë”.

Presidentja e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Remzije Krasniqi u shpreh se përkundër investimet të mëdha në infrastrukturore Kosova ka arritur kënaqëshmëri sa i përket qasjes në institucionet fizike.

Krasniqi theksoi se në Kosovë një psikolog mbulon rreth 4 mijë nxënës në Kosovë.

Krasniqi: Arsimi në Kosovë në pikë kritike

“Sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një qasje të re bashkëpunuese, koordinuese dhe që fokusohet në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, infrastrukturës dhe ndihmës për mësimdhënës dhe personelin që jep kontribut në arsim. Politikat duhet të jenë më të përshtatura me nevojat e nxënësve derisa duhet të rritet llogaridhënia dhe bashkëpunimi mes prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit. Duke pas parasysh se arsimi ndodhet në një pikë kritike të ndjeshme janë të domosdoshme ndërhyrjet si strukturore dhe politike për të rritur këtë cilësi KOMF bënë thirrje që të gjithë akterët si nga Qeveria, niveli komunal, qendror, prindërit, mësimdhënësit të jenë të gatshëm për të diskutuar dhe të jenë të gatshëm se si të vazhdohet tutje për tu përkrahur arsimi..078Duhet të bëhet rishikimi i kurrikulave dhe plan-programit për t’iu përshtatur më mirë nevojave të nxënësve”, theksoi ai.

E Lulavere Behluli nga Save the Children Kosova u shpreh se arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara mbetet sfidë në Kosovë.

Behluli: Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara sfidë

“Një sfidë që është mjaftë evidente në arsim, është arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara që është një prej grupeve që ka nevojë për vëmendjen e shtetit në përgjithësi, por edhe të komunitetit që vijnë nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian të cilët këto komunitete përballen me vështirësi qoftë për shkak të braktisjes së arsimit.. Vazhdojmë të kemi shumë shkolla në Kosovë të cilat nuk kanë qasje të mirëfilltë sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara nga 1094, vetëm 609 prej tyre kanë qasje adekuate”, deklaroi Behluli.

Qasje në rrugë, shkolla, tualete e deri tek terminologjia janë disa nga ankesat e nxënësit dhe kryesuesit të grupit avokues “Hëna”, Eldin Gashi.

Ai tha se kërkesat e fëmijëve me aftësi të kufizuara po hasin në vesh të shurdhër përkundër pengesave të mëdha me të cilat përballen këta nxënës.

Gashi: Kërkesat tona po hasin në vesh të shurdhër

Po hasin në vesh të shurdhër dhe nuk po marrin ndonjë hap përpara me bë një progres sa më të mirë edhe me kanë një gjë më e mirë për neve të ndihemi më mirë në vendin ku ne jemi duke qëndruar dhe nuk po marrim shërbime të duhura si gjithë fëmijët tjerë….Ne nuk kemi shëndet të mirë, nuk kemi përkujdesje të mirë rreth shëndetit qysh e dimë të gjithë që një fëmijë me aftësi të kufizuara ka më shumë nevojë për ministrinë e Shëndetësisë me qenë më i mirë fizikisht”, deklaroi Gashi.

Ndërsa, Marije Vuksani nga Terre des Hommes u shpreh se në Kosovë vazhdon të jetë sfidë braktisja e shkollave.

Për Vuksanin nuk ka qenë i mjaftueshëm planifikimi logjik dhe përgatitor për mbarëvajtjen e mësimit gjithëditor i cili po zhvillohet në disa shkolla të kryeqytetit.

Vuksani:400 fëmijë janë braktisës apo në rrezik të braktisjes së shkollës

Fatkeqësisht nga raporti i OSBE-së që është publikuar në mars 2024 në periudhën kohore 2020-2023 janë identifikuar 400 fëmijë të cilët janë braktisës apo janë në rrezik të braktisjes….. Mësimi tërë ditor i nisur në disa shkolla të Prishtinës edhe pse shihet si një mundësi e mirë për zbatimin e plan programit dhe aktivteteve të ndryshme ekstra kureikulare kësaj here duhet të themi se qasje e planifikimit logjistik edhe përgatitor nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kjo dëshmohet lehtë nga shtyrja e zbatimit të këtij mësimi gjithë ditor në disa shkolla të Prishtinës”, tha Vuksani.

Më 2 shtator ka nisur në Kosovë viti i ri shkollor 2024-2025, dhe risi këtë vit është zbatimi i plan programit për mësim tërë ditor në disa shkolla në Prishtinë.