Kur vjen puna tek teshtima, njerëzit ndahen në kategori: ata që teshtijnë fort dhe hapur dhe ata që e mbajnë atë.
Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo.
Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.
I tillë është rasti mjekësor i një 34 vjeçari Britanik që u publikua në revistën British Medical Journal.
Ai përfundoi në spital me probleme të rënda pasi u përpoq fort të mbante teshtimën duke mbyllur hundën dhe gojën.
Ekspertë thonë se ai pësoi një çarje të brendshme të fytit, enjtje të qafës, vështirësi në përtypje dhe në të folur.
34 vjeçari u shtrua për 7 ditë në spital dhe gjatë këtyre ditëve u ushqye vetëm falë tubave.
Roli i teshtimës në organizëm dhe përse nuk duhet ta mbani atë
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur një lëndë apo objekt i huaj futet në organizëm nëpërmjet hundës, instinkti i parë i trupit është që ta nxjerrë atë jashtë menjëherë.
Po ashtu edhe me alergjitë nga lule apo dicka tjetër që nuhasim.
Kjo aktivizon teshtimën.
Diafragma dhe muskujt e brinjëve kontraktohen në mënyrë që çfarëdo të jetë futur brenda të dalë shpejt nga hunda.
Bëhet fjalë për një refleks automatik dhe të pakontrollueshëm që ka një objektiv të vetëm: të sigurojë pastërtinë e rrugëve të frymëmarrjes./agroweb