Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Arsyet shëndetësore përse keni gjithmonë vapë

Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.

Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit.

Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme

Hipertiroidizmi

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme.

Menopauza

Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura.

Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Temperatura

Temperatura normale e trupit është 37 gradë. Nëse ajo rritet më tepër, trupi vuan nga temperatura.

Temperatura zakonisht rritet kur trupi po përpiqet të luftojë viruse ose baktere.

Kafeina

Kafeina largon përgjumjen e mëngjesit por edhe rrit temperaturën e trupit.

Nëse merrni më shumë kafeinë, tensioni i gjakut rritet bashkë me aciditetin në stomak dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante rrisin temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bëjnë të djersini.

Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, gjithmonë nëse nuk e teproni me ushqimet pikante.

Aktiviteti fizik

Gjatë aktivitetit fizik, trupi djeg shumë energji por prodhon po aq nxehtësi.

Qarkullimi i gjakut bëhet më i shpeshtë nën lëkurë dhe trupi përpiqet të ulë temperaturën nëpërmjet djersës.

Diabeti

Enët e gjakut të njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 nuk zgjerohen siç duhet gjë që e bën të vështirë qarkullimin e gjakut në lëkurë me qëllim freskimin e trupit.

Mosha

Me kalimin e moshës, sistemi i brendshëm freskues i trupit nuk funksionon siç duhet.

Zemrës i nevojitet të pompojë më shumë gjak në sipërfaqe, por me kalimin e moshës zemra nuk është më aq e fortë.

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare nënkuptojnë një zemër më të dobët e cila has vështirësi në shpërndarjen e gjakut në të gjithë trupin.

Ky i fundit është gjithmonë i nxehtë, gjë që nxis atakun në zemër.

Mungesa e ujit

Nëse nuk hidratoheni siç duhet, trupi nuk do të djersisë dhe nuk do të arrijë të freskohet.

AgroWeb.org ju rekomandon që të pini ujë të ftohtë sa herë që ndieni se keni shumë vapë.

Mbipesha

Mbipesha e bën më të vështirë punën e organizmit për t’u vetëftohur.

Për këtë arsye rekomandohet që të bini nga pesha në mënyrë të shëndetshme./AgroWeb