Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Artan Hoxha: Humbja e 250 kg heroinë në Belgjikë, shkaku i vrasjes së djalit të “Buzdërrit” me snajper

Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Breaking” ka treguar detaje nga vrasja e Gëzim Sinomatit në qytetin e Vlorës.

Sipas gazetarit Hoxha, vrasja e Sinomatit ka ndodhur për shkak të humbjes së një ngarkese prej 250 kilogramë heroinë në Belgjikë. Gazetari shton se ngarkesa ishte duke u transportuar nga disa persona nga Veriu i Shqipërisë dhe u marrë nga persona të afërt me Sinomatin.

“Më rezulton se shkak është humbja e një ngarkesë prej 250 kg heroinë. E dimë kush e sjell heroinën në Shqipëri. Kjo ngarkesë ka humbur në Belgjikë, personat që e çonin ishte nga Veriu i Shqipërisë. Ishin persona të afërt të Gëzim Sinomatit.

Kundërshtarët kanë kërkuar kthimin e ngarkesës, ose do të reagonin. Kur kanë humbur shpresën, ata kanë sulmuar personin që arritën të kapnin. Për heroinën në Shqipëri ka 3 qendra, Fieri, Elbasani dhe Shijaku. Territori më i afët me Vlorën është Fieri, kjo është një ngjarje e rëndë, jemi ende pa autor,” tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se Gëzim Sinomati, 22 vjeç u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festat nga Belgjika, teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Babai i 22-vjeçarit, Sokol Sinomati ndodhet në burg, teksa njihej në Vlorë dhe me nofkën “Buzderri”.