Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç. 😀 Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1000 burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.
Zbulimi, botuar nga gazeta “Telegraph”, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”.
Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne, të tilla si një situatë financiare dhe shtyrja e të bërit prind. Pasiguritë lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta dhe ato pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë.
Burrat kanë theksuar se frika se mos nuk sigurojnë dot një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes i frikësojnë pjesën më të madhe të tyre.
/vizionplus.tv