Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

As bashkë, as të ndarë! Sara Hoxha bën lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit për Ledrin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të komentuara gjatë këtyre kohëve në rrjet

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të komentuara gjatë këtyre kohëve në rrjet.

Prej kohësh ata përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes nga e cila kanë edhe një vajzë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të konfirmojë apo mohojë këto zëra, duke lënë mediat të aludojnë pas çdo deklarate.

Së fundmi Sara Hoxha në një intervistë me Isli Islamin “N’Audi” tha se as ata vetë nuk janë të qartë për raportin mes tyre, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten private. Sidomos kur janë gjëra që ti nuk je e qartë me veten tënde. Dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh”.