Banorja i kërkoi ndjesë Romeos duke i thënë që të paktën duhet t’i hajë tortën e ditëlindjes, ndërsa ai nuk pranoi. ‘Revolta’ e Romeos nisi pasi banorët u dënuan nga Vëllai i Madh duke hequr ushqimet, pasi disa prej tyre abuzuan duke i shpërdoruar.
Ledjona: Pse nuk reagove në situata të tjera
Romeo: Na e tërhoqën veshin të shtunën
Ledjona: Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe
Ledjona: As tortën e ditëlindjes nuk do ma hash
Romeo: Kur të mbaroj do e ha, të shtunën u tejkaluan të gjitha
Ledjona: Më lër se e mbaj un përgjegjësinë, kam kërkuar ndjesë ku duhet
Romeo: S’më ke kërkuar mua ndjesë
Ledjona: Ti çfarë s’më ke thënë, e pacipë, nuk erdha për të bërë debat, as për të bërë të mirën. Nëse në këtë ditë sot jemi pa buk, Vëllai na solli tortën pse rri këtu
Romeo: Të betohem do e ha, nuk e kam me ty e kam edhe me të tjerët
Ledjona: Nuk e bëra për të fituar vëmendje. Dje s’më lejove, më ke bërtitur.