Të hënën u raportua për një incident që dyshohet se ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ku shefi i Zyrës Ligjore, asamblisti i AAK-së, Labinot Panxhaj, ka pasur një konflikt verbal me teknikun e IT-së në këtë spital, Ylli Agushollin, djalin e Bujar Agushollit, asamblistit të VV-së në Pejë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa versionin e tij e ka dhënë vet Panxhaj, i cili e ka mohuar se e ka sulmuar palën tjetër.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Panxhaj e ka përshkruar në detaje debatin që ka pasur me Agushollin, që e ka quajtur si viktimizim të palës tjetër për siç tha ai, “një grusht vota”.
Asambleisti i AAK-së, ka mohuar po ashtu se është recidivist i veprave penale, duke i akuzuar kundërshtarët e tij politikë, se po tentojnë të ia dëmtojnë imazhin.
“E verteta eshte se une nuk e kam sulmuar dhe rrahur askend deri me sot, lajmi qe gjeja une qenkam recidivist i veprave te tilla nuk me befason aspak, nje gje e tille eshte e pritshme nga kundershtaret politik ne menyre qe ta demtojn imazhin tim, por kjo sigurisht qe do te jete e pa mundur ngase te gjithe ata qe me njohin e dijne se kush jam dhe a jam i nivelit te tille, prandaj do te jene te kota tentimet e tilla.
Personi per te cilin pretendohet se une e kam sulmuar, ka ardhur ne zyren time me sjellje jo normale dhe i frustruar, arsyet nuk i di, dhe ne menyre qe ti shmangem ndonje situate jo te mire, une e kam kapur per krahu dhe e kam nxjerr nga zyra ime dhe i kam kerkuar qe te qetsohet e pastaj te vije me prindin e tij meqense te dy jane punonjes te spitalit, dhe te sqarohem per çdo gje qe ai mendon qe duhet sqaruar.
Per te ardhur deri te e verteta e kesaj situate i ftoj mediat qe t’i marrin deklaratat tona ne Policine e Pejes dhe lehte do te vertetohet se a e kam sulmuar une personin ne fjale.
Me vjen keq per ata persona qe e kane zgjedhur rrugen e viktimizimit per nje grusht vota, ndersa sa i perkete asaj se a jam recidivist i veprave te tilla do te shihemi ne gjykate dhe aty do te deshmoni per recidivizmin tim.” – ka shkruar ai.