Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Asgjësohen 773 bimë kanabis në malësinë e Krujës

773 bimë narkotike kanabis, janë sekuestruar në malësinë e Krujës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, raporton TCH.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.