Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​ASK: Edhe 7 ditë përfundon regjistrimi i popullsisë

 
   

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë deri më 17 maj 2024, kur përfundon Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga ASK thuhet se regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor andaj ka ftuar që të shfrytëzohet kjo periudhë për t’u regjistruar.

“Gjatë ditëve në vazhdim, Regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju. Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në njoftim.

Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements.

ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.

Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna pas disa tentimeve sipas ASK-së qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës.