Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Asnjë gjurmë nga helikopteri me presidentin dhe ministrin e Jashtëm iranian, media shtetërore fshin raportimin ku thuhej se “u shpëtuan”

Ende asnjë gjurmë nga helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrin e Jashtëm të vendit.

Qindra njerëz janë angazhuar në kërkimet në zonën ku dyshohet se helikopteri kreu një ulje të dhunshme, por deri tani nuk kanë arritur të lokalizojnë vendin.

Zona pranë kufirit me Azerbajxhanin është e mbuluar nga një mjegull e dëndur që e bën të vështirë kërkimin.

Më herët, mediat shtetërore iraniane raportuan se Raisi dhe pjesa tjetër e delegacionit ishin shëndoshë e mirë, por postimi u fshi pak më pas, duke nxitur spekulime se situata është serioze.

Duke udhëtuar me Raisin ishin Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i Provincës Azerbajxhani Lindor i Iranit dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.