Eskperti i sigurisë, lir Kulla është shprehur se Beogradi kërkon që brenda Kosovës të krijojë një Serbi të vogël, përmes asociacionit të pretenduar në mënyrën e tij.
Komentet Kulla i bëri përmes një interviste në EuroNews Albania, ku tha se Vuçiç pretendon që këtë hapësirë serbe që dëshiron të krijojë brenda Kosovës, ta kontrollojë përmes Listës SRPSKA.
Ai foli edhe për ish-drejtuesit e Kosovës, Hashim Thaçin dhe të tjerët, që po përballen me drejtësinë në Hagë. Sipas Kullës, ata janë peng i asaj që po ndodh.
“Problemin në fakt e ka përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, që ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë, që nuk e njeh Kosovën apo edhe përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së që vjen nga Spanja, një vend tjetër që nuk e njeh Kosovën.
Kurti ka thënë ok për një draft, por ajo që ne dimë është që Serbia kërkon që të ketë brenda Kosovës një Serbi të vogël dhe ta menaxhojë përmes Listës SRPSKA. Albinin e ka gjetur belaja, sepse është si puna e atij që thotë “ça uji i ke dhënë gomarit”. Është i detyruar t’i qëndrojë një loje të madhe. Pas Serbisë qëndron politikisht Rusia”, u shpreh Kulla.